Slide 2
PSE BIO-V?

Laboratori i parë veterinar privat në Shqipëri, i akredituar dhe i miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Aplikon metodat më bashkëkohore për diagnozën e sëmundjeve në kafshë dhe kontrollin mikrobiologjik dhe kimik të ushqimeve dhe ujit.

Slide 3

Ne jemi të përkushtuar ndaj shërbimit ndaj klientit, duke ofruar rezultate të sakta në kohën e duhur

Slide 1
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Çertifikimi i Laboratorit

STRATEGJIA

Ne ju sigurojmë rezultatin më të mirë

Strategjia kryesore e laboratorit është të ofrojë shërbim më të mirë për fermerët, veterinerët, bizneset e përpunimit të ushqimit dhe industritë bujqësore në Republikën e Shqipërisë dhe fqinjët e saj, duke ofruar vlera superiore bazuar në përvojën dhe njohuritë e përkushtimit laboratorik për ruajtjen e cilësisë, përdorimit të teknologjisë moderne dhe besueshmërisë së rezultateve laboratorike. Ne jemi të përkushtuar ndaj shërbimit ndaj klientit, duke ofruar rezultate të sakta në kohën e duhur, duke theksuar komunikimin ndërmjet stafit të laboratorit dhe klientelës sonë të larmishme si dhe duke adresuar nevojat në ndryshim të tregut.

MISIONI

BIO-V është një laborator privat Veterinar dhe Ushqimor në Tiranë. Fushat e veprimtarisë janë diagnostikimi i sëmundjeve të kafshëve me metoda laboratorike, analiza mikrobiologjike dhe kimike të ushqimit, ushqimit të kafshëve dhe ujit. Misioni ynë është të mbrojmë dhe promovojmë shëndetin e kafshëve përmes zbulimit dhe monitorimit të hershëm të sëmundjeve të kafshëve, gjithashtu të mbrojmë shëndetin e njeriut nga analizat e ushqimit dhe sëmundjet zoonotike.

A vibrant collection of laboratory tools including a microscope and glassware with colorful liquids.
cheese, snacks, appetizer, nutrition, gourmet, plate, rustic, gastronomy, dish, food, cheese, cheese, food, food, food, food, food

Ne përdorim teknologjinë kërkimore më të fundit

Laboratori ka investuar në ofrimin e pajisjeve dhe infrastrukturës më të fundit moderne për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve, në përputhje me rregulloren në fuqi.

Ekspertiza

Laboratori BIO-V mbështetet nga ekspertë të mjekësisë veterinare, biologjisë molekulare, patologjisë veterinare, mikrobiologjisë ushqimore dhe bioteknologjisë dhe kimisë ushqimore, duke siguruar teknika dhe metoda standarde.

Analiza diagnostike

Gjatë viteve, BIO-V ka mbështetur klientët, veterinerët dhe fermerët me shërbime diagnostikuese dhe rekomandime veterinare.

Analiza të Cilësisë së Ushqimit dhe ujrave

Laboratori BIO-V ofron kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore (analiza fiziko- kimike). Rezultate të sakta, të shpejta dhe me kosto të ulët.

Analiza mikrobiologjike të Ushqimit dhe Ujrave

Laboratori BIO-V ofron kontrollin mikrobiologjik te produkteve ushqimore dhe ujit per nje sere operatoresh te biznesit ushqimor.

Scientist uses digital scale for precise measurements in a lab setting.

Jemi të besueshëm

BIO-V është një subjekt privat që mban përgjegjësi ligjore. Laboratori BIO-V angazhohet për të kryer aktivitetet e tij të testimit me seriozitet, sipas kërkesave të ISO 17025:2017, nevojave të klientit dhe direktivave të autoriteteve rregullatore.

Cilësi e lartë

Laboratori është i përkushtuar të ofrojë një nivel të lartë shërbimi.

Ekspertizë e pakrahasueshme

Personeli ka arsimim, trajnim, përvojë të përshtatshme dhe aftësi të demonstruara ndër vite

Rezultate preçize

Ne ofrojmë rezultate laboratorike me cilësi të lartë; këto janë në përputhje me politikën tonë të rreptë të kontrollit të brendshëm të cilësisë, skemat e vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe kërkesat e standardit ISO 17025:2017.

Staf i kualifikuar

Laboratori BIO-V siguron kompetencën e stafit laboratorit që operon me pajisje specifike, kryen teste dhe vlerëson rezultatet.

Adresa

Rr. Llazi Miho (Kombinat), Pll. Bega 07, Kati 1. Tirana 1027, AL

Telefoni

+355 42469207